Pas shkarkimit të Frank De Boer frenat e Interit do t’i dorëzohen Stefano Vecchit.
Vecchi është trajneri i Inter Primaveras (skuadrës së rinjve) dhe do të jetë në krye të Neroazzurrëve për dy ndeshjet e ardhshme.
Pra, ai do të drejton Interin ndaj Southamptonit në Ligën e Evropës dhe kundër Crotones në Serie A.
Sipas medieve në Itali tashmë Stefano ka mbërritur në Pinetina (qendra stërvitore e Interit), ku do të përgatitet për dy takimet e ardhshme.
Ndërsa gjatë javës së ardhshme në vend të De Boer pritet të vijë edhe zyrtarisht Stefano Pioli. /Telegrafi/