Gjatë Kampionatit Botëror për 21 vjeçar të mbajtur në këtë vit ishte folur shumë për Erling Braut Haland, pasi kishte shënuar nëntë herë në një ndeshje.
Haland edhe sot është kryefjalë e medieve botërore, pasi në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me Red Bull Salzburgun shënoi het-trik, ndaj Genkut në fitoren 6-2.
Edhe për klubin austriak ishte ndeshja e parë që nga viti 1994 në këtë garë.
Haland me golat e sotme, e ka barazuar rekordin e vendosur nga Wayne Rooney në vitin 2004, kur debutoi ndaj Fenerbahces (6-2), ku shënoi het-trik.
Norvegjezi vjen nga një familje e njohur për futboll, pasi që edhe babai i tij, Alf-Inge Haland, ka luajtur me klube si Nottingham Forest, Manchester City dhe Leeds.
#UCL results from the first day of fixtures in 2019/20:
Salzburg 6-2 Genk
Napoli 2-0 Liverpool
Inter Milan 1-1 Slavia Praha
Dortmund 0-0 Barcelona
Lyon 1-1 Zenit
Benfica 1-2 Leipzig
Ajax 3-0 Lille
Chelsea 0-1 ValenciaWelcome back. pic.twitter.com/D1ugcmp1dy
— Play Squawka Selector for Free (@Squawka_Live) September 17, 2019
Për Haland është folur edhe para verës, ku në ndeshjen mes Norvegjisë dhe Hondurasit, që u mbyll 12-0, ai shënoi nëntë herë.
Për lojtarin gjatë verës ishin interesuar klube si Juventus dhe Manchester United.
Me golat e stome, tashmë për të ka filluar të punojë koha. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vnihY8meSiE