Site icon Telegrafi

Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos dhuron 100 milionë dollarë për të pastrehët

Themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i Amazonit, Jeff Bezos ka dhuruar 100 milionë dollarë për organizatat që merret rastet sociale dhe të pastrehët.

Ky sipërmarrës themeloi fondacionin “Bezos Day One” në vitin 2018, i cili përfshin projekte të ndryshme në dobi të shoqërisë.

Fondacioni i njeriut më të pasur në botë këto para u ka dhuruar 24 organizatave jofitimprurëse që ndihmojnë familjet e pastreha.

Procesi i përzgjedhjes së aplikantëve për këto grante është mjaft e pazakontë për funksionimin e këtij lloji të fondacionit.

Sipas Vox, Bordi Këshillëdhënës i Fondit Bezos, i përbërë nga tetë ekspertë të pastrehë, bën një listë të shkurtër të aplikantëve të mundshëm, të cilëve u ofrohet të marrin pjesë në një program dhurimi.

Lexo po ashtu Katër këshilla nga Jeff Bezos për ata që dëshirojnë të fillojnë një biznes

Për dallim nga filantropët e tjerë bamirës, Drejtori i Përgjithshëm i Amazon nuk kërkon që organizatat të paraqesin raporte të shpeshta dhe të hollësishme se si ata i kanë shpenzuar paratë. /Telegrafi/

Exit mobile version