Shoqata e qytetarëve „Njeriu para së gjithash“ e Trifun Kostovskit shpreh përkrahje të pa rezervë dhe e përshëndet punën e PSP, duke e inkurajuar ta vazhdojë rrugën e nisur.
„Çdo qytetar i vetëdijshëm e kishte të qartë që puna e PSP do të ballafaqohet me pengesa të ndryshme institucionale dhe jashtë institucionale, kontestime dhe bllokada të çdo lloji, sepse të gjithë e dimë se bëhet fjalë për fate personale të individëve të fuqishëm dhe me ndikim. Prandaj e inkurajojmë PSP, që me vendosmëri dhe pa kompromis të vazhdojë përndjekjen e personave të cilët kanë gabuar para ligjit“, thonë nga shoqata.
Nga atje janë të brengosur se njëra nga arsyet e shpejtimit për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, është pikërisht dëshira të ngadalësohen, të kufizohen dhe të minimizohen efektet e rezultateve të punës së PSP dhe propozojnë, që nëse bëhet shtyrja e sërishme e zgjedhjeve me qëllim të dhënies kohë për përmbushjen e parakushteve të përmendura të domosdoshme, zgjedhjet parlamentare do të duhej të mbahen pranverën e ardhshme, së bashku me zgjedhjet lokale.
„Në këtë mënyrë do të kishte mjaftueshëm kohë të realizohet regjistrimi, si një parakusht për Listë të besueshme zgjedhore dhe do të mundësohej kohë e mjaftueshme për arritjen e marrëveshjes dhe për zbatimin e reformave të nevojshme në sferën e mediumeve. Njëkohësisht, vlerësojmë që ndarja e partisë nga shteti, do të arrihej vetëm përmes zgjedhjes së qeverisë së ekspertëve, me një përkrahje të gjerë politike“, thonë nga „Njeriu para së gjithash“./Telegrafi/