Mjeshtrit të arteve marciale Vei Jaobin, i janë dashur më shumë se dhjetë vite që të fitojë epitetin e “mjeshtrit të Kung-Fusë me organin gjenital të çeliktë”.
Ai këtë gjë e dëshmoi para një audience të gjerë në qytetin kinez Laojang, ku përmes një “shfaqjeje” të frikshme shpalosi disa ekzibicione të Kung-Fusë, duke pranuar goditje të forta “në organin gjenital”, transmeton Telegrafi.
Në shkollën e Vei, të rinjtë mësojnë se organi gjenital i fortë është qëllimi i çdo ushtrimi që ata praktikojnë.
Shumë besojnë se këto ushtrime mund të shërojnë sëmundje të ndryshme të lidhura me këtë pjesë të trupit, si dhe problemet me ejakulimin e parakohshëm.
“Këtë ushqim e mësova në ditën kur mbusha 67 vjet, dhe besoj se luan rol të rëndësishëm në shëndetin time. E praktikoj çdo ditë”, ka deklaruar Jaobin. /Telegrafi/