Telegrafi

‘Njeriu më i modifikuar në botë’ kreu një ndërhyrje kirurgjike për të krijuar ‘thundrën e djallit’

Një burrë që besohet të jetë “njeriu më i modifikuar në botë” tani ka ndarë dorën në dy pjesë.

Marcelo “B-boy” De Souza Ribeiro kaloi vite duke transformuar trupin me mbi 1500 tatuazhe dhe i është nënshtruar operacioneve të ndryshme të modifikimit të trupit.

Tani artisti 40-vjeçar ka zbuluar lëvizjen më të fundit – duke e krijuar “thundrën e djallit”, raporton themirror.

Ai mendon se lëvizja e guximshme është e para në botë në përpjekjen e madhe për të qenë ndryshe.

“Po bëj një modifikim të ri që nuk ekziston ende në botë. Unë tashmë po hulumtoja për modifikimet e trupit në botë, dhe nga ajo që pashë askush nuk ka bërë ende një modifikim të ngjashëm”, pohoi ai.

Lexo po ashtu Francezi i mbuluar me tatuazhe që e quan veten “jashtëtokësori i zi”, ka hequr hundën – veshët e disa gishta

Dyshja bënë shumë kërkime përpara se të kapnin bisturinë.

Ndër vite, Marcelo ka shpenzuar rreth 35 mijë euro për tatuazhet dhe modifikimet e trupit ndërsa vlerësohet se 98 për qind e trupit të tij ka pësuar ndryshime. /Telegrafi/