Një burrë që besohet të jetë “njeriu më i modifikuar në botë” tani ka ndarë dorën në dy pjesë.
Marcelo “B-boy” De Souza Ribeiro kaloi vite duke transformuar trupin me mbi 1500 tatuazhe dhe i është nënshtruar operacioneve të ndryshme të modifikimit të trupit.
Tani artisti 40-vjeçar ka zbuluar lëvizjen më të fundit – duke e krijuar “thundrën e djallit”, raporton themirror.
Ai mendon se lëvizja e guximshme është e para në botë në përpjekjen e madhe për të qenë ndryshe.
“Po bëj një modifikim të ri që nuk ekziston ende në botë. Unë tashmë po hulumtoja për modifikimet e trupit në botë, dhe nga ajo që pashë askush nuk ka bërë ende një modifikim të ngjashëm”, pohoi ai.
Dyshja bënë shumë kërkime përpara se të kapnin bisturinë.
Ndër vite, Marcelo ka shpenzuar rreth 35 mijë euro për tatuazhet dhe modifikimet e trupit ndërsa vlerësohet se 98 për qind e trupit të tij ka pësuar ndryshime. /Telegrafi/