Site icon Telegrafi

“Njeriu merimangë” ngjitet sërish në një ndërtesë pa pajisje mbrojtëse, kësaj radhe në kullën 217 metra të lartë në Filipine (Video)

“Njeriu merimangë” nga Franca ka arritur të ngjitet edhe në një ndërtesë tjetër të lartë pa pajisje mbrojtëse – kësaj radhe në një kullë në Filipine.

Alain Robert, më parë është ngjitur në ndërtesën Burj Khalifa që gjendet në Dubai dhe është 828 metra e lartë, kullën Eiffel dhe në Makati këtë mëngjes, transmeton Telegrafi.

56-vjeçari është parë duke u ngjitur nëpër kate në pikun e ditës, ku objekti 217 metra i lartë nuk përbëri ndonjë problem për të.

Ngjitja ilegale në ndërtesën 47-katëshe pa pajisje mbrojtëse, pa litar dhe vetëm me duar është kryer në prezencë të qindra kalimtarëve të rastit që nuk mund t’i hiqnin sytë nga ai.

Megjithatë, kjo ngjitje në ndërtesë i kushtoi sërish me arrestim, pasi një veprim i tillë konsiderohet kundërligjor dhe përpos që rrezikon jetën e tij, rrezikon edhe jetën e të tjerëve.

“Njeriu merimangë” ka filluar të merret me ngjitje nëpër objekte të lartë qysh kur ishte 11-vjeç, kurse në vitin 2015 arriti të hyj në librin e rekordeve Guiness për faktin se është ngjitur në 121 objekte të ndryshme të larta. /Telegrafi/

Exit mobile version