Site icon Telegrafi

Njeriu më i shkurtër në botë ka vetëm 60 centimetra

“Buda i Vogël”, siç e quajnë në fshatin e tij të lindjes, Khagendra në muajin tetor do të mbush 18 vjet dhe atëherë do të mund të merr vendin e tij të merituar në mesin e rekorderëve. Me peshë prej vetëm kilogramë e gjysmë, në vendin e tij është njeri shumë me famë e madje edhe politikanët i janë bashkangjitur familjes së tij në përpjekjet për të regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness.

“Kur ka lindur ka pasur vetëm 600 gramë. Dukej sikur një zog të kishte dalë nga veza. Pranoj se në fillim e kam pasur shumë të vështirë dhe nuk kam dalë nga shtëpia, por sot jam krenare dhe mezi pres të regjistrohet në Librin e Rekordeve Guinness”, ka thënë e ëma e tij 33-vjeçare Dhana Maya Thapa.

Edhe pse shkaku i rritjes së tij të vogël nuk është vërtetuar zyrtarisht asnjëherë, doktorët nepalezë vlerësojnë se bëhet fjalë për një çrregullim të punës së hipofizës. Përndryshe ka kondicion të mirë fizik dhe nuk ka asnjë problem shëndetësor.

Khagendra që një vit nuk është rritur asnjë milimetër dhe prindërit e tij vlerësojnë se më as nuk do të rritet. Duke marrë parasysh se ka pasur problem me mësim dhe përcjelljen e rregullt të orëve të mësimit, e kanë regjistruar një shkollë private ku mund të mësojë të shkrim e lexim. Pesë herë në javë ai ndjek ligjëratat me program të veçantë, derisa gjatë fundjavës u ndihmon prindërve në kopsht. Adhuron shikimin e filmave karate dhe shpreson se do të bëhet valltar i famshëm.

Exit mobile version