Site icon Telegrafi

Njeriu më i shkurtë në botë (Video)

Junrey Balawing është 11 centimetra më i shkurtë se bartësi aktual i titullit, 18 vjeçari nga Nepali Khagendra Thape Magar, i cili sipas matjes së bërë në ditëlindjen e 18-të, më 18 tetor ishte i gjatë 67.08 centimetra. Në mënyrë që Junrey të matet zyrtarisht për librin e rekordeve Guinness, ai duhet t’i mbushë 18 vjet.

Craig Glenday, kryeredaktor i librit të rekordeve Guinness, tha për Junreyn: “Nëse është e vërtetë se ai është i gjatë 56 centimetra, jo vetëm se është njeriu më i shkurtë i gjallë, por edhe njeriu më i shkurtë që ka jetuar ndonjëherë dhe ka mundësi t’ia rrëmbej titullin indianit Gul Mohmmed, i cili ishte i gjatë 57 centimetra e që jetoi prej vitit 1957 deri më 1997. Për ta vërtetuar rekordin e ri, duhet të presim që Junrey t’i mbushë 18 vjet”, tha ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version