Site icon Telegrafi

Njeriu më i moshuar i Tokios, vdiq 30 vjet më parë

Sogen Kato, i lindur në vitin 1899, ishte gjetur i mumifikuar në shtëpinë e tij nga policia, njofton The Daily Telegraph. Stërmbesa e tij u ka thënë hetuesve se 30 vjet më parë, Kato deklaroi se ai dëshiroi të ishte një Buda i gjallë. Policia tha se ai vdiq pak kohë më pas.

Familja e Katos është nën dyshim për shkak të mënyrës së marrjes së pensioneve nga ky njeri dhe nga bashkëshortja e tij e vdekur.

“Familja e tij me siguri gjatë gjithë këtyre viteve e ka ditur se ai ishte i vdekur dhe bëri kinse nuk ka ditur asgjë. Është një mizori”, ka thënë një zyrtare e policisë së Tokios. /Telegrafi/

Exit mobile version