Site icon Telegrafi

Njeriu më i mbipeshë arrin 445 kg

48-vjeçari çdo ditë në organizëm fut 20 mijë kalori, 8 herë më shumë se që konsumon një mashkull mesatar, por shumë shpejt e pret një operacion shpëtues i lukthit.

Pasi meksikani pesë vite më i ri, Manuel Uribe, humbi kilogramët e tij me qëllim që të martohet, britaniku Paul Mason tash është bërë njeriu më i mbipeshë në botë. Shumicën e kohës gjatë tetë viteve të fundit ai e ka kaluar në shtrat në shtëpinë e tij në Ipswich, Suffolk.

“Ky është shumë i sëmurë dhe bëhet fjalë për një operacion të rëndësishëm për jetën. Natyra e sëmundjes së tij është psikologjike, ndërsa shërbimet shëndetësore duhet t’i ndihmojnë”, ka thënë zëdhënësi i shërbimit shëndetësor në Suffolk.

Operacioni do të zhvillohet pas tre javësh në spitalin St. Richard në Chichester.

Exit mobile version