Site icon Telegrafi

Njeriu më i gjatë në botë bëhet me djalë

I biri i kinezit më të gjatë është 56 centimetra i gjatë, që është shumë i vogël se rekordi prej 75 centimetrash, që është shënuar po ashtu në Kinë.

"Bao është shumë i lumtur, derisa fëmija është i shëndoshë dhe i lartësisë normale", ka thënë doktori i spitalit kinez.

"Shpresoj që fëmija im, kur të rritet, të bëhet së paku dy metra i gjatë", ka thënë vitin e kaluar 57-vjeçari Bao, "sepse atëherë mund të luaj basketboll".

Bao Xishun është i gjatë 235 centimetra, derisa gruaja e tij mezi arrin tek bërryli i tij. Titullin e tij për personin më të gjatë në botë e ka humbur në vitin 2006 nga ukrainasi Leonid Stadnyk, por ai i është kthyer sërish pasi që ukrainasi shtatlartë ka refuzuar matjen sipas Librit të rekordeve Guinness.

Exit mobile version