Site icon Telegrafi

“Njeriu magnet”: Në trupin e polakut ngjiten objektet e metalta, energjinë e përdorë për të shëruar së sëmurët (Foto/Video)

Një burrë pretendon se ka forcën tërheqëse të një magneti, pasi objektet e metalta dhe të xhamit kapen në trupin e tij, ndërsa pranon se “këtë dhuratë të veçantë” mund të përdor edhe për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Waldemar Boczar apo ndryshe i njohur si “njeriu magnet”, thotë se është i aftë të prodhojë “energjinë skalare” apo “energjinë e universit” për të shëruar njerëzit e sëmurë, që ai e konsideron se e ka “dhuratë nga gardianët në parajsë”, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet Boczar, i cili jeton në qytetin Szczecin në pjesën veriperëndimore të Polonisë, dhe qëndron gjysmë lakuriq me objekte të ndryshme të metalta që ia hedh një grua e paemëruar.

Është interesant se si gjërat e metalta ngjiten në trupin e tij, kurse këtë aftësi e ka zbuluar në vitin 2004 kur vërejti se trupi i tij po tërhiqte metalin dhe gjërat e xhamit njëjtë sikurse magneti. Energjia skalare përshkruhet si valë magnetike që ekziston në hapësira apo vakum mes atomeve dhe trupave tanë.

Waldemar thotë se këtë energji është duke e përdorur për të shëruar të sëmurët, pasi që ka aq shumë energji që kalon nëpër trupin e tij sa që mund t’ju bëjë mirë personave me probleme shëndetësore.

“Njeriu magnet”, që e përshkruan veten si terapeut me bioenergji, ka aq shumë punë në shërimin e personave të sëmurë, sa që radhët janë me dhjetëra metra të gjata që presin para ordinancës së tij.

Megjithatë, nuk dihet nëse deri më tani fuqia e Boczarit ka shëruar plotësisht ndonjërin nga pacientët e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version