Telegrafi

Njeriu më i lumtur në botë, qe pesë vite jeton me dy bukuroshe! (Foto/Video)

Adam Lyons (36) nga Londra jeton me dy femra. Para dy vitesh ai është shpallur personi më i lumtur në botë për lidhjen me bukuroshet Brooke Shedd and Jane Shalakhov.

Kjo treshe rrit fëmijën Dante që është fëmija biologjik i Adamit dhe Brookut. Por, ata shpejtë do të bëhen edhe me një fëmijë, sepse Jane është shtatzënë, transmeton Telegrafi.

“Kjo lidhje është e mirë sepse është më lehtë të kryhen punët ditore. Shumë miq i kemi në lidhje ‘normale’, por lodhen dhe kanë stres”, thotë Adam.

Kur për herë të parë dolën në publikë, ata patën kritika, por pas pesë viteve së bashku arritën të bindin të tjerët se bëjnë jetë të rëndomtë.

Kjo treshe fle në një shtrat dhe besojnë që do të kompletohen kur lind fëmija tjetër i tyre. /Telegrafi/