Site icon Telegrafi

“Njeriu-kali” sërish fotografohet në rrugë

Për herë të parë është parë me një xhemper ngjyrë roze dhe me maskën e kalit në kokë. Tash është paraqitur në të njëjtën rrugë Hazeldene Road me një xhemper të gjelbër dhe me një shoqe e cila nuk bartë maskë, shkruan “Telegraph”.

Edhe më tutje askush nuk e di se kush është njeriu me maskë kali dhe cili është qëllimi i tij, por ekzistojnë teori të ndryshme. Disa bllogerë besojnë se ndoshta ai vetëm po reklamon diçka, të tjerët thonë se kanë parë maska të tilla të lira nëpër festivale të ndryshme. Megjithatë, ky i ri u bë fenomen në internet.

Stefan Kleen nga Gjermania thotë se djaloshin misterioz e kishte takuar në Donington, por pasi ai fliste vetëm anglisht, nuk kanë mundur të merren vesh mirë. Të tjerët thonë se e kanë parë në Norwich dhe Cardiff.

Në YouTube një përdorues me shifrën TheHumanHorse ka publikuar një video duke thënë se ai është personi misterioz dhe është ende aty. /Telegrafi/
 

Exit mobile version