Site icon Telegrafi

Njeriu-‘jukebox’

“Zërimi ishte shumë i dobët, por kjo nuk është me rëndësi. Unë vetëm kam dashur të dëshmojë se një gjë e tillë funksionon”, tha 45 vjeçari, pronar i një dyqani me ‘hi-fi aparate’ në Stokholm.

“Eksperimenti pati sukses. Jemi të parët në botë që e kemi arritur një gjë të tillë”, tha suedezi për AFP-në, i cili shpreson se shpikjen e tij do ta shesë për rreth 12.800 euro.

Kapsula plastike në të cilën gjendet aparati me bateri ishte e gjatë rreth tre centimetra, ndërsa e gjerë 1.5 centimetra. Muzika nga stomaku i Fredrikut mund të dëgjohej vetëm me anë të stetoskopit të lidhur me një përforcues zëri.

Pas tri orësh tingujt e muzikës së Gloria Gynor, duke kënduar këngën “I WIll Survive” dhe “Village People” me “YMCA” pushuan. /Telegrafi/
 

Exit mobile version