Persley (49-vjeç), që është i martuar dhe ka një vajzë katërvjeçare, do të marrë pjesën e parave prej 16 milionë dollarësh gjatë katër deri në gjashtë javë të ardhshme, ka thënë një zëdhënës i Lotarisë së Kalifornisë.
Siç thuhet në njoftim, Persley ka punuar në një makinë për prodhimin e ëmbëlsirave, pastaj si vozitës i limuzinës, si dhe ka mbajtur një punë shtesë në restorant.
Ai ka bërë të ditur se, fillimisht do ta shpie gruan e tij në Havai, si dhe do ta angazhojë një këshilltar financiar.
Persley e kishte nxjerrë tiketën e lotos në një treg në Santa Cruz, ku gjatë dy viteve të kaluara, dy herë në javë ka blerë tiketa të lotos.