Site icon Telegrafi

Njeriu i PDK-së emërohet drejtor i Muzeut të Trepçës

Anëtari i PDK-së, Rasim Veseli para pakë ditësh është rehatuar në Muzeun Shtetëror te Kristaleve dhe Mineraleve- Trepça. Ai është emëruar drejtorë në këtë institucion në bazë të një konkursi të brendshëm që është hapur nga ministria e Zhvillimit Ekonomikë e cila udhëhiqet nga PDK-ja. Veseli ka qenë drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës në Mitrovicë në qeverisjen e Avni Kastratit të PDK-së.

Ai është kushëri me kryeparlamentarin, Kadri Veseli, por kjo, sipas MZHE-së nuk ka ndikuar që të emërohet drejtorë.

“MZHE me datë 01.07.2015 ka shpallur konkurs te rekrutimit për vendin e punës: Drejtor i Muzeut Shtetëror te Kristaleve dhe Mineraleve- Trepça. Ne këtë proces rekrutimi kanë qenë gjithsej trembëdhjetë aplikacione. Bazuar në kriteret e konkursit pesë kandidatë kanë plotësuar kushtet për të hyrë në listën e ngushtë dhe janë ftuar të marrin pjesë në testimin me shkrim. Pas përfundimit të procedurës së rekrutimit nga Komisioni përzgjedhës kandidati më i suksesshëm është shpallur Z. Rasim Veseli me dt. 11/08/2015, i cili ka plotësuar të gjitha kërkesat e kritereve të kërkuara në kushtet e konkursit”, ka thënë Naim Zeqiri, zëdhënës në MZHE.

Në zgjedhjet lokale të 2013, PDK-ja i kishte humbur zgjedhjet dhe Gani Veseli kishte mbetur pa punë. Ai ishte punësuar në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica”, në të cilën ishte kryeshef Faruk Hajrizi, vëllai i gruas së Veselit, por kjo ishte konsideruar konflikt interesi nga Agjencia Kundër Korrupsion. Përveç Kundërkorrupsionit, me këtë konkurs ishte marr edhe MZHE-ja, nga ku kishte konstatuar se me punësimin e Veselit nuk ishte respektuar kushti i përgatitjes profesionale që është kërkuar. Pasi nuk kishte arritur të futej në Ujësjellës, Veselin e kishte pranuar në “gjirinë” e vetë MZHE-ja për ta ngritur në detyrën e drejtoritë.

Ndryshe, Veseli konsiderohet si një ndër personat më të fuqishëm gjatë qeverisjes së PDK-së në këtë komunë, të cilit i ishte besuar projekti i kthimit të shqiptarëve në veri të Mitrovicës. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version