Telegrafi

Njeriu i parë i gjinisë “asnjanëse”

Norrie është mashkull i lindur, por para 20 viteve ndryshoi gjininë. Nuk ishte i kënaqur as si femër dhe ndaloi të përdorë hormone për tu bërë “neutral”.

Mjekët thanë se nuk janë në gjendje të përcaktohen nëse ai është mashkull ose femër.

Norrie u shpërngul nga Skocia në moshën tetëvjeçare, ndërsa zyrtarët në Australi e lejuan që në letërnjoftim të shkruajë se gjinia e tij është e papërcaktuar.

“Është gabim të përcaktohet gjinia ime si mashkull ose femër. Më së miri është ta shënojnë atë si neutrale dhe këtë edhe e kam bërë”, tha Norrie.

Zyrtarët në Britani mbetën të habitur me definimin e gjinisë sepse më herët kurrë nuk kishin dëgjuar se dikush në botë mund të jetë “neutral”. /Telegrafi/