Telegrafi

Njeriu i hiteve feston, Big Bang pranë të dashurës dhe vëllait Gjikos për ditëlindje (Foto)

Një nga producentët më të njohur të estradës shqiptare, Big Bang Beats, po feston ditëlindjen.

Arbër Gjikolli, që ndryshe njihet si Big Bang Beats, është një nga producentët më të suksesshëm të muzikës moderne shqiptare.

Blerina duke e befasuar Big Bangun, Foto: Instagram

Ai mban vulën në disa prej hiteve më të mëdha që ka njohur historia e muzikës moderne shqiptare të shekullit 21, derisa tash drejton produksionin RedBox, shtëpinë e hiteve shqiptare.

Për Big Bangun, 29 vjetori u festua në mesin e njerëzve më të dashur të tij.

Dy çifte, vëllezërit Gjikolli me të dashurat e tyre. Foto: Instagram

Pranë tij ishte e dashura Blerina dhe vëllai, hip hop superylli, Gjiko, i cili natyrisht u shoqërua nga e dashura, prezantuesja seksi, Elita Rudi.

Ai u befasua prej më të dashurve me një tortë me numrin “29” që simbolizoi numrin e viteve të tij.

Ndryshe, Big Bang mbetet i angazhuar në krijimet e reja artistike për estradën shqiptare në studion e tij, prej ku pritet të dalin shumë hite këtë dimër. /Telegrafi/