Site icon Telegrafi

Njeriu “gjarpër” ikën nga burgu

Zëdhënësi i policisë së Lintzit, Alexander Niederwimmer, ka deklaruar se bëhet fjalë për një 19-vjeçar nga Kosova, që peshon më pak se 55 kilogramë, i cili ka ikur nga burgu i këtij qyteti.

Se si ky i ri kosovar, i cili është burgosur për hyrje ilegale në shtet, është përbiruar nëpërmes dyerve tjera e ndoshta edhe përtej murit të burgut, do të tentojë të vërtetojë hulumtimi për njeriun “gjarpër”, siç e ka quajtur edhe vet zëdhënësi Niederwimmer.

Exit mobile version