Telegrafi

Njeriu më i frikshëm në Planet e krahason vetën me “Terminatorin” – pas syrit të mavijosur

Martyn Ford, i njohur gjithashtu si ‘Njeriu më i frikshëm në Planet’, ka publikuar një tjetër fotografi nga sy i tij i nxirë i pësuar prej yllit të kikboksit, Rico Verhoeven gjatë sparringu.

Aktori dhe bodybuilderi i kthyer në boksier tregoi se sa seriozisht po e merr përballjen e tij të ardhshme kundër Hulkut iranian, duke u përballur me kikboksierin më të mirë aktualisht, duke detajuar se si ai mori dëmtimin e tij në fytyrë në fillim të shkurtit.

Një tjetër përditësim ka pasuar tani, me Fordin që e krahason veten me Terminatorin legjendar të Arnold Schwarzeneggerit nga etiketimi i atletit dhe aktorit Verhoeven, i cili pa dashje i kishte mavijosur syrin.

Lexo po ashtu E pyet se kush i kishte mavijosur kaq keq syrin, "Njeriu më i frikshëm në Planet" u jep përgjigjen ndjekësve të tij

Në momentin e lëndimit, Ford u tha fansave të tij se gjërat mund të ndodhin kur jeni duke luftuar me disa nga më të mirët në biznes.

Ford i kishte thënë më parë Mirror Fighting për regjimin e tij të ri të rreptë të stërvitjes pasi ka arritur marrëveshje me Sajad Gharibi, i cili njihet si Hulk iranian – për përballjen që nga shumëkush konsiderohet si e dekadës. /Telegrafi/