Ndonëse është shumë i pasur, Jeff Bezos duket se ende shijon gjërat e thjeshta në jetë.
Të dielën, themeluesi i Amazon publikoi në Twitter një fotografi duke ngrënë një burger nga McDonald’s, rrjeti i ushqimit të shpejtë që i dha atij punën e parë, transmeton Telegrafi.
Njeriu i dytë më i pasur në botë pas Elon Musk shkroi në Twitter: “Puna ima e parë. Dhe ende i njëjti burger i mrekullueshëm”, ka shkruar ai.
Bezos kishte punuar në një restorant të McDonald’s në moshën 16-vjeçare, në vitin 1980. Ai kishte përgatitur burgerët.
“Unë kam qenë një njeri i skarës dhe nuk kam punuar kurrë me arkat. Gjëja më sfiduese ishte të mbash gjithçka me ritmin e duhur gjatë një nxitimi”, tha ai për një autore të librit. /Telegrafi/
My first job. And still the same great burger. Happy Sunday! pic.twitter.com/3slx6dHUVa
— Jeff Bezos (@JeffBezos) August 28, 2022