Site icon Telegrafi

Njeriu dhe 140 qentë e tij

Li, 59 vjeçar, është bërë miku më i mirë i qenve pasi adoptoi një numër të konsiderueshëm të qenve të rrugës dhe këlyshëve të braktisur. Ecjet duhet të jenë një ankth i vërtetë në oborrin e tij me gjithë ato jashtëqitje të qenve, shkruan Metro.

Të shpëtuar nga rrugët dhe paralarjet e qytetit Wuhan, atyre iu është ofruar një kulm mbi kokë dhe ushqim falas. Kafshët e shpëtuara kanë dëshirë të ulen dhe ta shohin ish kuzhinierin përderisa ai zien në një kazan të madh gjellën e tyre.

Vetëm ushqimi dhe qiraja e shtëpisë kushton 5000 Yuan (rreth 480 funte) çdo muaj, e që dhurohet nga njerëzit të cilët i dhurojnë para Lisë. Qentë jetojnë në shtëpi me të prej vitit 2009 ndërsa Li ha edhe darkën i rrethuar nga qentë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version