Site icon Telegrafi

Njeriu i armatosur kërcënon spitalin e fëmijëve me bombë

Policia dhe ekipet e emergjencës e kanë bllokuar një hyrje të spitalit të fëmijëve Nicklaus në Miami.

Autoritetet e shpëtimit kanë thënë se i janë përgjigjur raportimeve për një qitës me revole dhe kërcënimit me bombë.

Ky incident bëhet e ditur se ndodhi në katin e tretë të spitalit, ku ndodhet edhe laboratori i hulumtimeve.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, shkruan Dailystar, transmeton Klan Kosova.

Ky incident vjen disa orë pasi pesë policë janë vrarë në Dallas nga një snajperist dhe ende nuk dihet nëse këto dy incidente kanë ndonjë lidhje mes vete.

Exit mobile version