Site icon Telegrafi

Njeriu apo kali?

“Është ndjenjë e mirë të fitosh. Jetoj këtu dhe prej se kam qenë i vogël i kam përcjellë këto gara, por kjo është hera e parë që garoj”, tha Llinos.

Prej qytetit Brecon Beacons, nëpër kodrinat dhe malet, vrapuan 300 njerëz dhe 44 kuaj.

Gara filloi pas një basti në një pub lokal në vitin 1980 rreth asaj se kush është më i shpejtë në shtigje të gjata, kali ose njeriu. Maratonisti Huw Lobb më 2004 ishte njëri prej dy burrave që arritën t’ua kalojnë kuajve në këtë garë. /Telegrafi/

Exit mobile version