Është shtuar numri i atyre që i përdorin trotinetët elektrikë për të kryer shërbime të përditshme por edhe për të bërë rrugën deri në punë.
Mirëpo, mjekët apelojnë për kujdes, pasi vetëm në 24 orët e fundit, në kujdestarinë e QKUK-së kanë qenë disa raste me lëndime serioze.
Në postimin e doktor Besnik Ibishit, që ka shpërndarë raportin e kolegut Lavdrim Agushi, thuhet se një 19-vjeçar ka pësuar frakturë të bazës së kafkës dhe lëndime tjera serioze.
Një 7-vjeçare duke lozur me trotinet e goditur nga vetura, ndërsa një 21-vjeçare tjetër ka pësuar lëndime të shumëfishta të ekstremiteteve.
Ndërsa rasti tjetër është ai i një 4-vjeçari që ka shqyer veshin si pasojë e rrëzimit me trotinet.
“Shpejtësia, pakujdesia, sidomos mungesa e infrastrukturës tek ne dhe shumë faktorë tjerë po shkaktojnë lëndime serioze që kushtojnë me jetë” thuhet në apelin e mjekëve. /kp/