Telegrafi

Njëri ra në shina ku u shkel nga një tren – pamje të përplasjes ndërmjet dy burrave në një metro të Filadelfias që përfundoi me fatalitet

Një burrë ka gjetur vdekjen pasi u godit nga një tren metroje në një stacion metroje në Filadelfia të enjten pas një përplasjeje fizike me një tjetër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes dhe aksidentit.

Autoritetet kanë thënë se ka pasur një përleshje fizike mes dy burrave dhe njëri prej tyre ka përfunduar në shina.

Burri në shina më pas u godit nga një tren dhe u shpall i vdekur sapo mbërritën mjekët.

Një person tjetër u dyshuar u arrestua më vonë, ka bërë të ditur Kpana Massaquoi, një inspektor në Departamentin e Policisë së Filadelfias.

Autoritetet po shqyrtojnë pamjet e kapura nga kamerat e vëzhgimit ndërkohë që vdekja është nën hetim si një vrasje. /Telegrafi/