Telegrafi

Njëri prej viktimave në Deçan ishte pjesë e AAK-së

Vrasja e dyfishtë që ndodhi sot në Deçan la të vdekur dy vëllezërit Ramaj.

Lexo po ashtu Tronditet Deçani, vriten dy persona

Telegrafi ka mësuar se njëri nga viktimat, Burim Ramaj, ka qenë delegat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryetar i Aleancës së të rinjve në fshatin Shaptej.

Lexo po ashtu Detaje tjera për vrasjen e dyfishtë në Deçan: Viktimat dhe vrasësi ishin tezakë?

Vrasja e tyre ndodhi si pasojë e një incidenti të mëparshëm në mes familjes së viktimave dhe familjes Lushaj.

Deri më tani policia ka arrestuar një person të dyshuar./Telegrafë/


Burim Ramaj