Vrasja e dyfishtë që ndodhi sot në Deçan la të vdekur dy vëllezërit Ramaj.
Telegrafi ka mësuar se njëri nga viktimat, Burim Ramaj, ka qenë delegat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryetar i Aleancës së të rinjve në fshatin Shaptej.
Vrasja e tyre ndodhi si pasojë e një incidenti të mëparshëm në mes familjes së viktimave dhe familjes Lushaj.
Deri më tani policia ka arrestuar një person të dyshuar./Telegrafë/
Burim Ramaj