Gjyqtari i asociouar amerikan i Gjykatës Supreme, Clarence Thomas ka thënë se tani gjykata duhet të rishqyrtojë vendimet e kaluara për të drejtat e homoseksualëve pas vendimit për ndalimin e abortit në vend.
Në to ai ka përfshirë vendimet që legalizuan të drejtën për të marrë kontracepsion, të drejtën për intimitet mes të njëjtit seks dhe të drejtën për martesën e të njëjtit seks, transmeton Telegrafi.
Pas përmbysjes së vendimit Roe v.Wade, ai i bëri thirrje gjykatës të anulonte vendimet për të drejtat civile si Griswold v. Connecticut, Lawrence v.Texas dhe Obergefell v.Hodges.
Griswold ishte një vendim i Gjykatës së Lartë të vitit 1965 që vendosi të drejtën për çiftet e martuara për të blerë dhe për të përdorur kontraceptivë. Ajo u bë baza për të drejtën e kontracepsionit për të gjitha çiftet disa vite më vonë.
Lawrence ishte një vendim i Gjykatës së Lartë të vitit 2003 që vendosi të drejtën e të rriturve për t’u përfshirë në intimitet të të njëjtit seks. Obergefell ishte një vendim i Gjykatës së Lartë të vitit 2015 për të vendosur të drejtën e martesës së çifteve të të njëjtit seks. /Telegrafi/