Futbollisti i skuadrës juniore të Llapit, Ilir Pollomi, është plagosur gjatë ditës së sotme aksidentalisht në shkollën e mesme “Fan Noli” në Podujevë.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të Llapit, që i ka uruar shërim të shpejtë futbollistit, përcjellë “GazetaOlle.com”.
Ai është plagosur me një armë zjarri në buzën e poshtme, derisa klubi i Llapit ka kërkuar që të zbardhen fajtorët e këtij rasti.
Gjendja e futbollistit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Përveç Pallomit është plagosur edhe një moshatar i tij, i cili ka marr lëndime në kraharor.