Fejzi Aziri, njëri nga të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkoves, disa vite më parë, është rikthyer në burgun e Shtipit.
Lajmi është konfirmuar për agjencinë AIM nga drejtori i burgut, Miki Todorovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aziri kthehet në burg, ku duhet të vuaj dënimin për armëmbajtje pa leje.
Ai ishte në Klinikën e pulmologjisë. Paraprakisht e kishte ndërprerë vuajtjen e dënimit dhe nuk ishte kthyer në burg. Për shkak të mungesës së tij u shty edhe seanca e parë për lëndën “Monstra” që ka filluar nga e para. /Telegrafi/