Site icon Telegrafi

Njëri nga sulmuesit në Kuvend përfundoi në Shutkë, u paraqit vetë në polici

Nikolla Mitrevski Koljo, të cilin LSDM-ja në një konferencë për shtyp e përmendi si njëri nga sulmuesit e deputetëve në Kuvend, mbrëmë vetë është paraqitur në stacionin policorë në Gazi Babë, mëson Makfaks nga burime brenda policisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka shqiptuar masën e paraburgimit dhe ai është dërguar në burgun e Shutkës. Deputeti i LSDM-së, Damjan Mançevski, theksoi se Mitrevski tri herë është gjykuar për vepra të ndryshme penale./Telegrafi/

Exit mobile version