Sensori me rreze infra të kuqe ju lejon të shihni përmes materialeve të zeza.
Në prill, prodhuesi kinez OnePlus prezantoi smartphonët e tij të ri, OnePlus 8 dhe OnePlus 8 Pro. Mbi të gjitha, kamera e tyre ishte shumë mbresëlënëse, transmeton Telegrafi.
Varianti Pro vjen me 4 sensorë kamerash, njëri prej të cilëve është përgjegjës për një filtër të veçantë. Testet e para tani kanë treguar se mund të përdoret gjithashtu për të parë përmes materialeve të caktuara.
Nëse aktivizoni filtrin e fotografive në aplikacionin e kamerës, (aplikacion i cili ende nuk dihet nëse do të vendoset përfundimisht apo do të hiqet nga kjo kompani), telefoni celular mund të shoh me rreze infra të kuqe.
Kjo do të thotë që materiale të caktuara mund të shihen me kamerë.
One of the best examples ?#OnePlus8Pro Color Filter Camera can see through some plastic pic.twitter.com/UkaxdyV6yP
— Ben Geskin (@BenGeskin) May 13, 2020
Efekti supozohet të jetë në gjendje të marrë fotografi spektakolare duke “shndërruar skena të zakonshme në peizazhe surrealiste”, thuhet në uebfaqen e OnePlus. /Telegrafi/
Turns out the TrueDepth camera can also have the “X-ray” effect with some plastics. Here it is showing the insides of an Apple TV 4K. (Thanks @HarckerTech for the idea) pic.twitter.com/R8x8Bu4yPv
— Guilherme Rambo (@_inside) May 14, 2020