Përfundimi i duelit mes Rolando Romeros dhe Ismael Barrosos është cilësuar si ‘ndalimi më i keq në historinë e boksit’ nga tifozët pas ndërhyrjes së diskutueshme të gjyqtarit.
Romero siguroi një fitore të madhe teksa fitoi në raundin e nëntë ndaj Barroso në eventin kryesor të zhvilluar në Las Vegas.
Por, fitorja e tij erdhi në një mënyrë jashtëzakonisht të diskutueshme pas vendimit të pashpjegueshëm të Tony Weeks për të ndërprerë meçin.
Ismael Barroso drops Rolando Romero with a straight left in RD3 😳 #RomeroBarroso | #Boxingpic.twitter.com/KzmyV4HRZq
— RINGOFHIGHLIGHTS (@ringofhighlight) May 14, 2023
Romero, i cili u rrëzua në raundin e tretë, u rikthye në më të mirën e tij në raundin e nëntë, pasi Weeks mendoi se Barroso nuk ishte në pozicion për të vazhduar.
Ai i dha një grusht kundërshtarit të tij, por nuk arriti më pas të ketë gjuajtje – pasi pranoi edhe një më të fortë.
Në mes të shkëmbimit të egër, gjyqtari veteran i boksit e ndaloi meçin mes shqetësimit se Barroso mund të kishte lëndime serioze, gjë që ka acaruar tifozët në internet.
Rolando Romero defeats Ismael Barroso by TKO in the 9th round 🥊👀 pic.twitter.com/mtAKrbz8Ks
— Daily Loud (@DailyLoud) May 14, 2023
Ata e cilësuan ndërprerjen si një nga më të këqijat në historinë e sportit.
Një përdorues i Twitterit shkroi: “Ndalimi më i keq nga gjyqtari që kam parë për një kohë të gjatë. Arbitri ia dhuroi fitoren Romeros”.
Një tjetër postoi në Twitter: “Tony Weeks me ndalimin më të keq që kam parë ndonjëherë në boks. Joreale”.
Rolando Romero defeats Ismael Barroso via TKO in the 9th round 👀
pic.twitter.com/0oa7NV4iDi— My Mixtapez (@mymixtapez) May 14, 2023
I treti shtoi: “Ismael Barroso meritonte më mirë. Ai po ia godiste bythën Rolly Romeros dhe ishte shumë i vëmendshëm në momentin e ndalimit. Ndoshta ndalimi më i keq në boks këtë vit”.
Vetë Romero madje mendoi se Barroso duhej të ishte lejuar të luftonte: “Do të jem i sinqertë. Ai është një luftëtar dhe duhet të ishte lejuar të vazhdonte”.
Barroso, natyrisht, nuk ishte i lumtur, duke e quajtur ndërprerjen ‘një padrejtësi’ teksa bëri të ditur se ishte në gjendje shumë të mirë dhe mund të vazhdonte. /Telegrafi/
Rolando Romero beats Ismael Barroso by TKO #AndTheNew WBA Super Lightweight Champion 🏆#Boxeo #Boxing #WBA #WBABoxing pic.twitter.com/Z0Di9qYyIN
— WBA Boxing (@WBABoxing) May 14, 2023