Combate America 53 kishte rrëmbyer spektaklin në MMA, por që për një sportist përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.
Milko Tucto dhe Salvador Becerra zhvilluan përballjen mes tyre, mirëpo ajo u ndalua qysh në raundin e parë.
Tucto kishte kapur kundërshtarin nga shpina e tij dhe tentoi të bënte lëvizjen e rrotullimit, për ta përplasur atë në dysheme.
https://twitter.com/Grabaka_Hitman/status/1208263070264545280
Në anën tjetër, Becerra dëshironte t’i shpëtonte asaj hedhje dhe e vendosi me shpejtësi dorën në dysheme, por ajo ju thye.
Ky cilësohet si njëri prej lëndimeve më të rënda në histori të MMA, e që edhe pamjet janë tejet të ndjeshme.
Becerra filloi të bërtiste nga ai lëndim i rëndë që pësoi dhe Tucto iu afrua afër që ta ndihmonte.
Në kafaz u futën menjëherë stafi mjekësor, por që sportistit iu dash të shkonte me urgjencë në spital. /Telegrafi/
https://twitter.com/MovistarDeporPe/status/1208222307161956357