Njëri nga sulmuesit e Shtetit Islamik që ka kryer sulm vdekjeprurës në Bruksel më 22 mars, raportohet se kishte punuar më parë si pastrues në Parlamentin Evropian, ka bërë të ditur një zëdhënës gjatë asamblesë së BE-së, raporton Reuters.
Sulmuesi emri i të cilët nuk është përmendur, kishte punuar si pastrues nga viti 2009 deri në vitin 2010, transmeton Telegrafi.
“Ai ka punuar për një periudhë prej një muaji për një kompani pastrimi, e cila ishte kontraktuar nga Parlamenti Evropian në atë kohë”, ka shtuar zëdhënësi Jaume Duch Guillot. /Telegrafi/