Një zjarr i madh ka shpërthyer në hotelin Kosmos, njëri nga hotelet më të mëdha në Moskë. Pamjet nga vendi i ngjarjes shfaqin tymin që po del nga kulmi i kësaj ndërtese luksoze.
Autoritetet përkatëse kanë filluar të evakuojnë qytetarët, kurse ekipet emergjente tashmë kanë larguar nga zona e rrezikut 230 persona, transmeton Telegrafi.
Zjarri raportohet të ketë shpërthyer në katin e 15-të, kurse ekipet e zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë të pamundurën që ta lokalizojnë zjarrin.
Hoteli Kosmos është ndërtuar në fund të viteve të 70-ta para se të fillonin lojërat olimpike në vitin 1980. Ai gjendet në pjesën veriore të qytetit dhe ka 1.777 dhoma. /Telegrafi/
https://twitter.com/ntvru/status/963001791741906944