Manchester United raportohet se duhet të shesë ta paktën një lojtar në mënyrë që të krijojnë hapësirë për transferimin e Manuel Ugartes.
Deri më tani në afatin kalimtar veror, Unitedi ka transferuar sulmuesin Joshua Zirkzee nga Bologna dhe mbrojtësin Leny Yoro nga Lille.
Teksa kanë mbetur vetëm një muaj para fillimit të sezonit të ri, një numër i madh i lojtarëve po vazhdojnë të lidhen me një transferim të mundshëm në ‘Old Trafford’.
Ylli i Paris Saint-Germainit, Ugarte, raportohet se ka arritur marrëveshje personale me ‘Djajtë e Kuq’.
Këtë e ka raportuar edhe eksperti Fabrizio Romano në llogarinë e tij në X (ish-Twitter):
“Manchester United ka arritur marrëveshje personale me Manuel Ugarte. Kushtet e kontratës po diskutohet, lojtari i etur që të transferohet tek Unitedi edhe pa futboll në Ligën e Kampionëve.
Bisedimet me PSG-në po vazhdojnë, pasi edhe më shumë klube kanë kërkuar informacion. I njëjti si i Leny Yoro: Jorge Mendes”, ka thënë Romano.
🚨🔴 Manchester United have agreed on personal terms with Manuel Ugarte.
Contract terms discussed, player keen on moving to United even without Champions League football.
Club-to-club talks continue with PSG, as more clubs also inquired.
Same agent as Leny Yoro: Jorge Mendes. pic.twitter.com/vyox9phNlQ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 18, 2024
Sidoqoftë, Romano më vonë zbuloi se Unitedi duhet të shesë para se të transferojë reprezentuesin uruguaian.
“Man United, po punon me largimet me Casemiron ose Scott McTominay që të krijojnë hapësirë për një mesfushor të ri. Ugarte, i etur për lëvizjen”, përfundoi ai.
Paris Saint-Germaini në anën tjetër duket se nuk do t’i rezistojë për aq kohë ofertës së ‘Djajve të Kuq’, pasi klubi francez tashmë është në negociata me Benficën për transferimin e Joao Neves.
‘Djajtë e Kuq’ e nisën turin parasezonal ditën e hënë, aty ku pësuan humbje me rezultat 1-0 nga Rosenborgu./Telegrafi/