Telegrafi

Njëri nga dy të vdekurit është fëmijë: Policia jep detajet e aksidentit ndërmjet një kamioni dhe një veture në Klinë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka thënë se rreth orës 18:25, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Zajm, Klinë.

“Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion, ku si pasojë fillimisht dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konfirmuar se dy (2) personat e lënduar – një (1) fëmijë dhe një (1) person i moshës madhore kanë arritur në spital pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Aksident ndërmjet një kamioni dhe një veture në Klinë, dy të vdekur

Policia ka shtuar se thirrjes nga vendi i ngjarjes i janë përgjigjur gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, gjithashtu edhe prokurori i shtetit.

“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, thuhet në fund të njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. /Telegrafi/