Telegrafi

Njëri nga autorët e masakrës në dy xhamitë në Zelandë të Re, dëgjonte këngë serbe kushtuar kriminelit të luftës Radovan Karaxhiq (Video)

Zelanda e Re është tronditur sot nga sulmet vdekjeprurëse që kanë ndodhur në dy xhamitë e qytetit Christchurch, ku mbetën të vrarë afro 50 persona dhe dhjetëra tjerë të plagosur.

Autori i sulmit në njërën në xhaminë Al Noor, ka filmuar veten duke kryer masakrën mbi besimtarët dhe është identifikuar si Brend Tarrant, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Sulmi në dy xhamitë në Zelandën e Re, autori i masakrës shtiu për herë të dytë me pushkë mbi viktimat

Ai madje dukej shumë i qetë rrugës për në xhami, pasi brenda veturës mund të dëgjohen këngë në gjuhën serbe kushtuar Radovan Karaxhiqi,t i akuzuar për krime lufte ndaj civilëve në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Tarrant nuk i mjaftoi që vrau civilët në xhami, pasi filmoi veten duke i qëlluar për herë të dytë me pushkë automatike edhe pse ata tashmë ishin të vdekur. E kur mbeti pa plumba u rikthye tek vetura për të marrë karikatorë tjerë. /Telegrafi/