A kishte një mënyrë më të mirë për të debutuar si profesionist në MMA sesa kjo?
Tywan Claxton bëri debutimin e tij profesional në Bellator 186 në përballjen me Jonny Bonilla-Bowman, dhe brenda 90 sekondave ai bëri një goditje të jashtëzakonshme gju.
Lëvizja tërësisht e zuri në befasi Bowmanin dhe u shtri pa ndjenja, ndërsa Claxton festoi duke u ngjitur në kafaz.
Tani kështu filloni një karrierë MMA, me një nokaut brutal, që padyshim se është njëri ndër më të mirët në histori të arteve marciale të përziera.
U deshën gati dy minuta që Jonny Bonilla-Bowman të kthehej në këndin e tij. Ai gjithashtu kishte nevojë për ndihmë për të lënë kafazin pasi goditja me gju i shkaktoi dhimbje të mëdha.
Claxton, i cili ishte një amator me rekordin shtatë fitore dhe asnjë humbje, në këtë nokaut i ka sigurua një vend vetës në histori të UFC-së. /Telegrafi/
THAT'S how you start an MMA career! WOW @tclax149 #Bellator186 #FlyingKnee pic.twitter.com/1A2VQjl2Ep
— Bellator MMA (@BellatorMMA) November 3, 2017