Gjatë përpjekjeve të ushtarëve irakianë për të gjetur të mbijetuarit e mbetur pas nga sundimi terrorist i Shtetit Islamik (ISIS), u gjetën dy fëmijë që zvarriteshin mes rrënojave në pjesën historike të Mosulit Perëndimor.
Njëri prej tyre ishte një djalë, i cili për të mbijetuar kishte ngrënë mbeturina mishi të gjallë, ndërsa fëmija tjetër ishte vajza e quajtur Amina, që u gjet nga ushtarët kur dëgjuan të qara që vinin nga rrënojat.
Ajo tregoi se prindërit e saj ishin të dy “martirë” dhe se ndoshta mund të jenë vrarë në një sulm vetëvrasës me bombë.
Të dy fëmijët mendohet të jenë të huaj, pasi flisnin rusisht dhe mjekët nuk e kuptonin gjuhën e tyre, përcjell tvklan.al.
Trupat e tyre shihen të mbuluar nga plagët dhe papastërtitë, gjë që ka ardhur si rrjedhojë e zvarritjes së tyre nëpër rrënoja për t’i shpëtuar zjarrit të rrezikshëm dhe granatave.
Beteja me ISIS vazhdon në një pjesë të vogël të Mosulit Perëndimor, edhe pse u deklarua i çliruar disa ditë më parë.
Këto imazhe të habitshme tregojnë se ndërsa Mosuli mund të jetë çliruar nga ISIS, plagët do të mbeten përgjithmonë në qytetin që është copëtuar nga ideologjia e terrorit.