Në natën e 31 tetorit në aeroportin Charles de Gaulle në Paris janë përplasur dy aeroplanë të pasagjerëve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, për fat të mirë, si rezultat i incidentit, askush nuk është lënduar.
Kjo është bërë e ditur nga mediat franceze, sipas të cilave, Airbus A330-200 i Air France, i cili duhej të fluturonte në ishullin francez të Saint Martin në Detin e Karaibeve u përplas aeroplanin e kompanisë amerikane Delta Air Lines.
Siç bëhet e ditur, si pasojë, krahu i aeroplanit nga SHBA ka prekur bishtin e Airbus-it.
Ndonëse askush nuk është lënduar, tutje thuhet se fluturimi i aeroplanit të Air France është anuluar. /Telegrafi/