Të dielën (sot) do të zhvillohet java e fundit në kampionatin anglez Ligën Premier.
Manchester City dhe Liverpool janë në kërkim të titullit, pasi diferenca në pikë është vetëm një në të mirë të skuadrës së Pep Guardiolas.
Citizens kanë 95 pikë dhe në ndeshjen e fundit luajnë në udhëtim te Brightoni, ndërsa Liverpool 94 pikë dhe pret Wolverhamptonin.
Liga Premier ka vendosur që të jenë dy trofe në dy stadiumet ku origjinali është në Brighton, ndërsa kopja e tij në Anfield.
Time for talking is almost over.#PL pic.twitter.com/8e8SQvqemv
— Premier League (@premierleague) May 11, 2019
Kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, pasi distanca mes Brighton dhe Liverpool është e madhe.
Më herët kur titulli ishte vendosur në javën e fundit, Liga Premier e kishte lënë trofeun në një mes të qyteteve dhe e kishte bartur atë me një helikopter.
Por pasi distanca mes Brighton dhe Liverpool është e madhe atëherë është vendosur me dy trofe, ku origjinali ndodhet në Brighton ndërsa kopja në Liverpool.
Në rast triumfit të Liverpoolit, The Reds do ta ngritin në qiell kopjen e trofeut për ta marrë origjinalin më vonë.
Cityt i mjafton fitorja që të shpallet kampionë i Anglisë, ndërsa Liverpool synon që skuadra e Pep të ndalet dhe ta mposhtin Wolvesin për ta rikthyer titullin pas shumë vitesh. /Telegrafi/