Telegrafi

Njëri ia mësyu arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II, tjetri veturës së Mbretit Charles III – arrestohen dy persona në Londër

Dy persona janë arrestuar në Londër pasi kanë shkaktuar parregullsi gjatë ceremonisë së nderimeve pranë arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Një burrë është arrestuar pasi ka bërë patinazh pranë veturës së Mbretit Charles III.

Fotot tregojnë oficerët e policisë që ndalojnë burrin në sheshin e Parlamentit, raporton skynews.

https://twitter.com/View_The_News/status/1571035020852342784

Një burrë tjetër është arrestuar nga policia pasi një dëshmitar tha se ai “vrapoi drejt arkivolit të Mbretëreshës” në Westminster Hall.

“Rreth orës 22:00 të së premtes 16 shtator, oficerët nga Komanda e Mbrojtjes Parlamentare dhe Diplomatike të Met arrestuan një burrë në Westminster Hall pas një trazire. Ai u arrestua për një shkelje të ligjit për Rendin Publik dhe aktualisht ndodhet në paraburgim”, njoftoi Policia Metropolitane.

Ndryshe, Mbretëresha që ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare pritet të varroset të hënën pranë varrit të bashkëshortit, Princit Philip, i cili vdiq vitin e kaluar. /Telegrafi/