Site icon Telegrafi

Njëri e shpërqendron, tjetri ia vjedh kartën e kreditit në Colorado – viktima raporton se i mungojnë dy mijë dollarë

Tre persona u xhiruan duke vjedhur kartat e kreditit të një personi në një dyqan të Walmartit në Colorado.

Skema përfshin të dyshuarit që synojnë një klient që do të largohet nga dyqani, sipas video së publikuar nga Departamenti i Policisë në Arvada.

Njëri nga hajdutët, i cili kishte qëndruar pranë aparatit të pagesës, hodhi para pranë burrit, raporton nypost.

Ndërsa hajduti i dorëzoi burrit paratë, ai ia vjedh kartën e kreditit nga kuleta, ndërsa një grua e shpërqendron burrin në një drejtim tjetër.

Pas mashtrimit, burri i paidentifikuar raportoi rastin në polici duke deklaruar se i ishin marrë rreth dymijë dollarë.

Ndryshe, mashtrimet dhe vjedhjet me karta krediti në dyqane janë bërë një gjëra të zakonshme dhe po raportohet raste të shumta në polici. /Telegrafi/

Exit mobile version