Telegrafi

Njëri rrah vajzën, tjetri ngacmon seksualisht të miturën – disa të arrestuar në Tiranë

Foto: Ilustrim

Disa persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Një 45-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, ndërsa një 31-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Ndërkaq, një 60-vjeçar u arrestua pasi duke duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, është përplasur me motomjetin tip “BMV”, me drejtues një 59-vjeçar, banues në Greqi.

Si pasojë drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

Në pranga u vu dhe një 44 vjeçar, pasi në rrugën “Uillson”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga./abcnews.al/